1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Keri dhe Llavrov u takuan për herë të tretë këtë javë për krizën në Siri

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri dhe kolegu i tij rus Sergej Llavrov u takuan në KB dje për herë të tretë këtë javë, të diskutojnë për krizën në Siri dhe këmbyen ide për mundësitë potenciale për avancim lidhur me tranzicionin politik në vend.

Keri dhe Llavrov deklaruan se në ditët e ardhshme do t’i shqyrtojnë propozimet e dhëna. Të dy pralajmëruan se SHBA-ja dhe Rusia do të fillojnë debatin në nivel të armatave sot, me qëllim që të shmangen konfliktet midis koalicionit të kryesuar nga Uashingtoni që lufton kundër SHI-së në Siri dhe forcave ruse.

Rusia dje zhvilloi sulmet e para ajrore në Siri duke theksuar se ato kanë qenë caqe të SHI-së, ndërsa përfaqësuesit amerikanë dhe opozita siriane publikuan se ato janë kryer në rajon, ku nuk ka prani të grupit.

Keri shprehu shqetësim se Rusia nuk e ka sulmuar SHI-në, por pozicionet e miqve të presidentit sirian Bashar al Asad.

Rusia paraqiti edhe një propozim rezolutë në Këshillin e Sigurisë të KB-së, me të cilën i bën thirrje të gjitha vendeve që t’i kundërvihen kanosjeve terroriste në rritje dhe aksioneve në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit