Koloneli spanjoll, Francisco Alaman Castro, ka deklaruar të hënën se nuk ka shansa që Katalonia të fitojë pavarësinë, pasi sipas tij, Spanja nuk është Jugosllavi.
“Pavarësia e Katalonjës? Po, mbi trupin tim të vdekur! Spanja nuk është Jugosllavi. Edhe atëherë kur luani është duke fjetur, mos e provokoni atë, sepse kur të zgjohet do të tregojë egërsinë e treguar shekuj më parë”, ka thënë koloneli Castro raporton “Daily Telegraph”.
Dy javë më parë, mbi një milionë katalonas vërshuan rrugët e Barcelonës, duke bërë thirrje për pavarësi të rajonit të tyre industrial nga pjesa tjetër e Spanjës. Po ashtu qeveria e Katalonisë ka bërë pyetje Brukselit nëse do të mund të bëhet anëtare e Basshkimit Evropian si rajon i pavarur nga Spanja.
Kërkesa e katalonasve vjen në kohën më të keqe për Spanjën, e cila po zbaton masat shtrënguese për të ulë deficitin publik gjatë recesionit, ndërsa shkalla e papunësisë në këtë vend ka arritur shifrën 25 për qind.
Protesta që u zhvilluan në Barcelonë, e që tronditën Madridin zyrtar, u mbajtën në në Ditën Kombëtarë te Katalonisë, ku 7 milionë banorët e rajonit industrial, që gëzojnë gjysmë-autonomi nga Spanja, kujtuan mposhtjen e tyre nga trupat spanjolle ne vitin 1714, çka i dha fund pavarësisë së Katalonisë. /Tg/kohaislame