10.3 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Videoja e urinimit, gjykim për marinsat

Më të lexuarat

Dy nga marinsat amerikanë që shfaqen në një video duke urinuar mbi kufomat talebanëve në Afganistan janë dërguar për gjykim nga gjykata ushtarake.

Rreshterët e shtabit, Joseph Chamblin dhe Eduard Deptola janë akuzuar gjithashtu për dështim në raportimin apo ndalimin e sjelljes së pahijshme të marinsave te rinj, duke përfshirë qitje të rastit me armë.

Për tre marinsa të tjerë që shfaqen në klip janë marrë masa disiplinore në gusht për rolin e tyre në këtë cështje.

Videoja u shfaq në internet në janar të këtij viti, ku një grup marinsash në Afganistan, urinonin mbi kufomat e sapovrara të talebanëve. Njëri prej tyre dëgjohej të thoshte: “Pac një ditë të mbarë or mik”.

Përveç kësaj, dy nënoficerë, të Batalionit të Tretë, Regjimentit e dytë detar në Camp Lejeune, në Karolinën e Veriut, janë akuzuar se kanë pozuar në fotografi me viktima njerëzore./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit