“Pengjet më mirë të kthehen para se të marr detyrën, ose do…”
Ish-presidenti amerikan Donald Trump u zotua për “presidentin e të gjithë Amerikës” kur doli në skenë gjatë Konventës Kombëtare Republikane, fjalimi i tij i parë publik që nga atentati i dështuar ndaj tij.
Trump është zotuar të mbyllë kufijtë e vendit të tij në ditën e tij të parë në detyrë nëse fiton zgjedhjet dhe të përfundojë ndërtimin e një muri në kufirin SHBA-Meksikë, një nga projektet kryesore gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.
Kandidati republikan tha: “Unë do të ndaloj krizën e migracionit të parregullt duke mbyllur kufijtë tanë dhe duke përfunduar murin”.
Ai gjithashtu premtoi t’i japë fund “çdo krize ndërkombëtare të krijuar nga administrata aktuale, përfshirë luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës”.
Ndërsa në lidhje me luftën në Rripin e Gazës, Trump premtoi t’i jepte fund luftës dhe kërcënoi se do ta shkatërronte Gazën nëse pengjet nuk liroheshin.
“Ne duam që pengjet të kthehen… Më mirë të ktheheshin pengjet përpara se të marr detyrën, ose çmimi që do të paguani do të jetë shumë i lartë”, kërcënoi ish-presidenti amerikan dhe synues i sërishëm për kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë se në katër vitet e Presidencës së tij, politikat pro Izraelit shkuan gati në ekstrem. Por jo më mirë dhe me Biden, nën Presidencën e së cilit po kryhet gjenocid në Gaza. /tesheshi.com/