-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Keqkuptim: Kërcënimi Islam

Më të lexuarat

Viteve të fundit, nëpër media i është dhënë një vëmendje e madhe kërcënimit të “Fundamentalizmit Islamik”. Fatkeqësisht, për shkak të miksturës së shtrembëruar të raportimit të anshëm në mediat perëndimore dhe akteve të disa muslimanëve të paditur, fjala “Islam” është bërë sinonim me “terrorizmin”. Mirëpo, kur të analizohet situata, pyetja e cila na parashtrohet është: A e nxisin mësimet Islame terrorizmin? 
Përgjigja: Natyrisht, jo! Islami plotësisht ndalon aktet terroriste të bëra nga disa njerëz të devijuar.
Duhet të përkujtohet se të gjitha fetë kanë kulte dhe ithtarë të devijuar, kështu që janë mësimet e tyre që duhet të shikohen, jo veprat e disa individëve. Fatkeqësisht, në media, kurdo që një musliman bën një akt të neveritshëm, ai etiketohet si “terrorist musliman”.
Mirëpo, kur Serbët dhunuan dhe vranë të pafajshëm në Kosovë dhe Bosnjë, ata nuk u quajtën “terroristë të Krishterë”, e as që aktivitetet e Irlandës Veriore nuk u etiketuan si “terrorizëm i Krishterë”. Pas një meditimi mbi këto fakte, njeriu sigurisht mund të konkludojë se ka një standard të dyfishtë në media! Ndonëse ndjenjat fetare luajnë një rol të rëndësishëm në konfliktet e “Krishtere” të përmendura më lart, mediat nuk aplikojnë etiketa fetare, sepse ata supozojnë se aktet e tilla barbare s’kanë të bëjnë asgjë me mësimet e Krishterimit. Sidoqoftë, kur diçka ndodh, ku përfshihen muslimanët, ata shpesh përpiqen që ta fajësojnë vetë Islamin, jo individët e devijuar.
Sigurisht, Ligji Islamik e lejon luftën – cilado fe apo civilizim i cili s’do ta bënte këtë, kurrë nuk do të mbijetonte – por sigurisht nuk i fal sulmet kundër njerëzve të pafajshëm, grave apo fëmijëve. 
Fjala Arabe “xhihad”, e cila shpesh përkthehet si “Luftë e Shenjtë”, thjesht do të thotë “përpjekje”. Fjala “luftë” në Arabisht është “harb”, jo ”xhihad”.
“Përpjekja”, dmth “të bërit xhihad” për ta mbrojtur Islamin, muslimanët apo të çlirohet një vend ku muslimanët janë të shtypur, me siguri lejohet (madje edhe inkurajohet) në Islam.
Mirëpo, çfarëdo aktiviteti i tillë duhet të bëhet sipas mësimeve të Islamit. Islami po ashtu qartazi ndalon “marrjen e ligjit në duart tona”, gjë që do të thotë se individët muslimanë s’mund të bredhin e të vendosin se kë do ta vrasin, dënojnë apo torturojnë.
Sprovat dhe dënimet duhet të zbatohen nga autoriteti i ligjshëm dhe gjyqtari i dijshëm.
Po ashtu, kur të shikohet në ngjarjet në Botën Muslimane, duhet që të kihet parasysh se një periudhë e gjatë e kolonializmit përfundoi tek së fundi në shumicën e vendeve Muslimane. Gjatë kësaj kohe, popujt në këto vende kanë qenë të eksploatuar materialisht dhe fetarisht – shumicën e rasteve nga të ashtuquajturit popuj të “Krishterë” të Perëndimit. Në të vërtetë, periudha e dhimbshme nuk ka përfunduar në shumë vende muslimane, ku njerëzit ende janë nën kontrollin e fuqive të huaja apo regjimeve  marioneta të mbështetura nga fuqitë e huaja./MBUROJA
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit