1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këputja e zambakut “Akkush” gjobitet me 9 mijë euro

Më të lexuarat

Lloji endemik i zambakut të Turqisë “Akkush” ka tërhequr vëmendjen e fotografëve në provincën e Detit të Zi në Ordu të Turqisë.

E për të mbrojtur këtë bimë, autoritet turke kanë njoftuar se kush këput zambakun “Akkush” do paguajë një gjobë prej 9.1 mijë euro.

Zambaku “Akkush”, që njihet edhe me termin latin Lilium Akkushianum, për herë të parë u zbulua më 1993 pas pesë vitesh pune shkencore në Ordu.

Ndërkaq, për herë të parë në literaturë ka zënë vend më 1998 si rezultat i punimeve shkencore, ka thënë Soner Yilmaz, menaxher i operacioneve pyjore.

“Zambaku është i mbrojtur si pasojë e veçorisë endemike që ka. Gjoba për këputjen apo zhvendosjen e tij është 60,000 lira turke (rreth 9 mijë euro) për rrënjë”, shtoi ai.

Ordu, që ka një florë të pasur, është shtëpia e mbi 700 llojeve të bimëve të regjistruara, 130 prej të cilave janë endemike.

Zambaku “Akkush” është i gjatë 1.5 metra dhe shfaqet në qershor në rajonin malor të Akkushit e jeton vetëm 15-20 ditë duke tërhequr shumë turistë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit