-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kenianët fshehtas kalojnë në Somali për ta falur namazin e teravisë

Më të lexuarat

Zyrtarët lokalë njoftuan se kanë filluar operacionet e sigurisë dhe se ata që e kalojnë kufirin do të mbahen në karantinë për 14 ditë

Kenianët që jetojnë në kufirin me Somalinë, kalojnë fshehtas, nga kufiri në këtë vend për të falur namazin e teravisë pasi në vendin e tyre janë mbyllur xhamitë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës The Daily Nation, kenianët që jetojnë në qytetin kufitar Mandera, filluan kolektivisht të kalojnë në Somali ku janë hapur xhamitë për t’u falur teravi.

Zyrtarët lokalë njoftuan se kanë filluar operacionet e sigurisë dhe se ata që e kalojnë kufirin do të mbahen në karantinë për 14 ditë.

Ndërsa zyrtarët qeveritar për shkak të shqetësimit se kalimet kufitare mund të shkaktojnë përhapjen e pandemisë filluan hetim në qytetet Wajir dhe Garissa.

Pavarësisht ndalesës së qeverisë së Mogadishu, shumë xhami në Somali vazhdojnë me adhurimet kolektive duke respektuar distancën sociale.

Në Somali deri më tani janë regjistruar 722 raste dhe 32 vdekje, ndërsa në Kenia 465 raste dhe 24 vdekje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit