-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Keni, 3 milionë njerëz rrezikohen nga uria

Më të lexuarat

Numri i banorëve të Kenias të cilët rrezikojnë të vdesin nga uria në vitin 2017 ka shkuar në rreth 2.7 milionë, krahasuar me 1.7 milionë sa ka qenë vitin e kaluar, flasin të dhënat të publikuara nga qeveria e Kenias.
Reshjet e pakta të shiut kanë shkaktuar që numri i njerëzve që përballen me urinë të rritet nga dita në ditë, është alarmi i ngritur nga Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Thatësirës .

“Faza aktuale e thatësirës flet se situata është duke u përkeqësuar në shumë shtete, ndërsa kategoria më e prekur janë të moshuarit, të sëmurët dhe nënat me fëmijë të moshës nën pesë vjeçare”, thuhet në raport.

Qeveria në fillim të vitit lëshoi 88.5 milionë dollarë, shumë kjo e dedikuar për të luftuar efektet e thatësirës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit