2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kënd e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar

Më të lexuarat

Përmes këtij rregulli kuranor, i cili tregon se çdo kush e merr atë që meriton, besimtari mund ta kuptojë të kaluarën dhe të tashmen, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me individë, grupe apo popuj.

Fjalët e Allahut janë: “A nuk po sheh ti, se, me të vërtetë, Allahut i bëjnë sexhde: ata që gjenden në qiej dhe ata që gjenden në Tokë, edhe Dielli edhe hëna, edhe yjët, edhe malet, edhe drunjtë edhe shtazët dhe shumë nga njerëzit, por shumë (njerëz) meritojnë dënimin. E, kënd e poshtëronAllahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar. Allahu, me të vërtetë, punon çka të dojë.” (el-Haxh, 18)

Këto fjalë të Allahut përmbajnë mesazhin se nderi më i madh dhe më i rëndësishëm për njeriun është të besojë në Allahun, Zotin e Vetëm – dhe vetëm Atij t’i bëjë ibadet me sexhdedhe mepërulësi para Allahut, Krijuesit, qëfurnizon, dhe në dorën e të Cilit janë lumturia dhe suksesi. Besimtari është besnik ndaj Allahut, sepse i njeh të drejtat e Tij, shpreson në mirësinë e Zotit dhe i frikësohet ndëshkimit. Për më tepër, nga ky ajet kuranor do të duhej të konkludojmë se poshtërimi më i madh dhe më i tmerrshëm për njeriun është shmangia nga robërimi ndaj Allahut, Zotit të të gjitha botëve, që është Një i Vetëm, dhe të konsiderojë dikë dhe diçka të barabartë me Të. Me atë rast, materia siç janë, për shembull, malet, drunjt dhe kafshët e paarsyeshme janë më të mira se ai: sepse ato bien në sexhde para Allahut të Madhërishëm, përveç të Cilit askush nuk është i denjë të adhurohet.

Kur bëhet fjalë për ajetin kuranor, të cilin po e shqyrtojmë, duhet të theksohet se Allahu i Gjithëdijshëm ka thënë:“Kënd e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar”dhe nuk ka thënë: “Kënd e ndëshkon Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar.” Allahu e di më së miri, pse kjo është kështu, por vërejtja vijuese në lidhje me këtë duket të jetë jashtëzakonisht interesante: “Poshtërimi, për nga natyra e gjërave, është shqetësim shtesë në dhimbjen e shkaktuar nga ndëshkimi, prandaj dhe mund të ndodhë që një njeri i respektuar të ndëshkohet, por pa u poshtëruar në të njëjtën kohë.”

Shirku, duke i atribuar Allahut dikë apo diçka të barabartë, është absolutisht forma më e madhe e poshtërimit që njeriu mund t’i ekspozohet dhe që mund të shkaktojë, kurse kryerja e mëkatit është formë tjetër e poshtërimit, e cila nuk është e padëmshme, edhe pse është më e vogël se kjo formë e parë e poshtërimit.

Duke folur për pasojat negative të mëkatit, dhe duke marrë parasysh kuptimin e rregullit kuranor për të cilin po flasim, Ibnul-Kajjim el-Xhevzijj, thotë:

“Njëra nga negativitetet më të mëdha të mëkatit është edhe ajo se mëkati ka për pasojë që Allahu ta braktisë dhe poshtërojë njeriun, dhe atë askush nuk mund ta nderojë. “Kënd e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar” (el-Haxh, 18)Një njeri i tillë nuk do të respektohet si duhet, edhe nëse duket se po vlerësohet dhe respektohet. Ndoshta njerëzit do ta vlerësojnë dhe respektojnë atë për shkak të përfitimeve që kanë prej tij ose nga frika e së keqes së tij, por thellë brenda vetes ata do ta konsiderojnë njeriun më të poshtërdhe më të keq.”

Aty janë edhe këto fjalë të Ibnul-Kajjimit:

“Mëkatari do të dënohet edhe me mënyrën që Allahu i Madhërishëm, do ta nxjerr nga zemrat e njerëzve respektin ndaj tij, ashtu që ata do ta konsiderojnë plotësisht të pa vlefshëm, pastaj ai lehtë do të mëkatoj dhe do t’i konsideroj të parëndësishme shenjtëritë e Allahut. Njerëzit e duan dikënd aq sa e do Allahu atë, ata i frikësohen atij aq sa ai i frikësohet Allahut, ata e respektojnë atë aq sa ai e madhëron Allahun e Plotfuqishëm. A pret njeriu që njerëzit ta konsiderojnë të nderuar dhe të denjë, ndërsa ai t’i përçmojnë shenjtëritë e Zotit, t’i përdhosë të drejtat e Zotit dhe të bëjë vepra të ndaluara? Allahu i Madhërishëm e vuri në dukje këtë, duke folur për ndëshkimet që u ndodhën mëkatarëve, të cilat Zoti ua ktheu për shkak të mëkatit, zemrat e tyre i vulosi, i harroi ata, ashtu sikur që ata e harruan Atë, i poshtëroi ata, sikur që ata e poshtëruan fenë dhe i çoi në shkatërrim, sepse ata ishim të pabindur ndaj Tij.”

Sipas parimit të kuptimit të kundërt, rregulli kuranor: “Kënd e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëjë të nderuar”, do të thotë, se muslimani më krenar dhe më i respektuar është ai të cilin Allahu i Lavdishëm e lartëson për përkushtim ndaj Sheriatit edhe nga jashtë edhe nga brenda, edhe nëse hipokritët dhe heretikët mendojnë ndryshe për të dhe deklarojnë atë që nuk është e saktë. Ja çka thanë hipokritët, (të cilët Njohësi i të gjitha sekreteve i privoi nga aftësia e gjykimit) për besimtarët:“Ata thonë: “Nëse kthehemi në Medinë, padyshim të fuqishmit do t’i dëbojnë të dobëtit nga ajo (Medina)!” Por, fuqia është e Allahut dhe e Pejgamberit të Tij dhe e besimtarëve, mirëpo – hipokritët nuk e dijnë (këtë).”(el-Munafikun, 8), domethënë, hipokritët nuk e dinë se kujt i përkasin krenaria e vërtetë dhe fuqia e madhe.

Prezantimin tim mbi këtë rregull kuranor, do ta përfundoj me një deklaratë të mrekullueshme nga shejhul-Islam Ibn Tejmije:

“Nderi konsiston në atë që njeriu të këmbëngulë në Rrugën e drejtë. Nderimi më i madh që Allahu i Plotfuqishëm i jep njeriut, qëndron në inkurajimin e tij për të bërë vepra,të cilat Ai i do dhe me të cilat është i kënaqur, domethënë, ta inkurajojë për ndjekjen e Kuranit dhe sunnetit, për miqësim me besimtarët dhe për qëndrim armiqësor ndaj armiqve të fesë. Ja, pra, këta janë evlijatë, besimtarët besnikë dhe të dashurit e Zotit, për të cilët Allahu i Madhërishëm thotë: “A! Me të vëtetë, për të dashurit e Allahut nuk ka frikë as pikëllim.”(Jūnus, 62)

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit