Kënaqësinë që ta jep jetesa në Palestinë
Të jetosh në Palestinë është një kënaqësi që e dinë vetëm ata që e kanë shijuar.
Bekimi i të jetuarit në tokën e bekuar, vendin e betejave historike, Isras e Miraxhit, udhëtimin e Profetit nga Meka në Jerusalem dhe nga ky vend për në qiell, një vend që të robëron nga momenti që shkel mbi të, ndryshe nga shumë vende. Një vend ku shumë njerëz të tokës dëshirojnë të jetojnë. Në këtë vend kemi gjetur lagje në të cilat jetonin shumë nga njerëzit e Gadishullit Arabik, Egjiptit dhe Marokut, përveç popullit dhe banorëve të tij që kanë lindur në të mijëra vjet më parë.
Shikoni se çfarë tha udhëtari El-Idrisi duke përshkruar tokat e Palestinës në shekullin e gjashtë Hixhrij / shekullin e 12 sipas lindjes së Krishtit, ku ai thotë: “Tokat e Palestinës janë toka shumë të mira, madje janë tokat më të bukura e Levantit (Shamit), dhe dy qytetet më të mira të Levantit janë Ramla dhe Bajtul-Makdisi/Jerusalemi.”
Në shekullin e katërt (hixhrij) që korrespondon me shekullin e dhjetë (miladij), udhëtari Shamsu-Din, Ebu Abdullah Muhammed al-Bashari, i njohur si El-Makdisiu, i cili përshkroi Jerusalemin dhe klimën e tij, në të cilën ai lindi dhe jetoi, duke thënë: “Nuk ka qytet më të madh se Jerusalemi/Bejtul-Makdisi në mesin e qyteteve të Palestinës, aty ka edhe shumë qytete tjera më të vogla se ai. Klima nuk është as shumë e ftohtë e as shumë e nxehtë, dhe shumë rrallë bie nga dëbora. Gjykatësi Ebu El-Kasim Ibën Kadi El-Haremejni më pyeti për ajrin, unë iu përgjigja e i thashë: “Saxhsaxh, as shumë i nxehtë, as shumë i ftohtë. Ma ktheu e më tha: “Kjo është karakteristikë e parajsës.”
Ky është vendi ynë, toka dhe atdheu ynë!
Populli i këtij vendi nuk mund ta shpërfill vlerën e këtij vendi e as ta dorëzoje atë nën presionit e mjeteve agresive, dëmtimit dhe vrasjes.
Do të dështoje tentimi për të zhvendosur popullin palestinez jashtë Palestinës, kurse populli i saj do të mbetet i palëkundur në këtë kauzë, për aq kohë sa në këtë vend do ketë trumzë (zatër) dhe ullinjë.
Kushdo që nuk e le pas dore vendin e tij në kohë lufte dhe vrasjeje, ai nuk do ta shpërdorojë në asnjë rast tjetër të jetës së tij.
Ne kemi parë se dëbimi nga shtëpia është përmendur në Kur’an së bashku me vrasjen, dhe kjo është arsyeja pse Allahu i Plotfuqishëm tha:
{وَلَوْ أَنَّا كَتَبْنَا عَلَيْهِمْ أَنِ اقْتُلُوا أَنفُسَكُمْ أَوِ اخْرُجُوا مِن دِيَارِكُم مَّا فَعَلُوهُ إِلَّا قَلِيلٌ مِّنْهُمْ} [النّساء: 66]؛
“Sikur Ne t’i urdhëronim ata: “Vritni veten!” ose: “Lini shtëpitë tuaja!”, pak prej tyre do ta bënin këtë.” [En-Nisa: 66].
Pra do kishte ashpërsinë e shpërnguljes të njejtë sikur ashpërsinë e vrasjes, normalisht përderisa shpërngulja nuk do ishte për interes të fesë dhe rritjes së krenarisë së saj. Përndryshe shpërngulja do të thotë shkatërrim për shpërngulësin drejt tjetërkujt veç vetes dhe veç vatanit. Shpërngulësi i këtillë ka humbur çdo gjë, ka humbur familjen, pasurinë, frymën e vendit të vet, për të jetuar në vendin e ri, i detyruar dhe pa dëshirë, dhunshëm dhe pa vullnet. Çdo gjë që sheh e lëndon dhe i kujton humbjen, andaj edhe është e ngjashme me vrasjen, sepse vrasja është ndarje nga jeta, kurse emigrimi është ndarje nga vendi ku jetonte dikush, ndarja dhe humbja të dyja e bëjnë njeriun të ndihet i varfër dhe poshtëruar!
Plani i hebrenjve për të zhvendosur popullin e Palestinës është marrur dhe rezulton nga natyra e arrogancës së mendjemadhësisë dhe teprimin perëndimor, i cili bazohet mbi dërrmimin dhe shfarrosjen, zhdukjen e tjetrit dhe bartjen e tij drejt një vendi që nuk është vend i tij, siç bënë me indianët në Amerikë.
E ky plan i zymt dhe dëshpërues nëse jep efekte me një popull nuk domethënë se do jep efekte me popullin e palestinës, me lejen e Allahut, Zoti të botëve.
E nëse mendojnë hebrejët se ky plan i tyre do ketë sukses, ne u themi se do shkatërrohet ky komplot i tyre, me lejen e Allahut edhe nuk do realizohet.
Allahu i ka sprovuar hebrenjtë me një popull të mirë, të natyrshëm dhe emocional që e duan dhe e dashurojnë tokën e tyre.
Edhe pse me ashpërsinë më të madha hebrenjtë sillen ndaj këtij populli, është vërtetuar vazhdimisht se natyra e këtij populli nuk pranon gjunjëzimin apo nënshtrimin, janë popull krenar, të pathyeshëm, kokëfortë, tallet me vështirësitë dhe i përballon me sfidim, nuk pranon shtypjen, nuk pranon poshtërimin, nuk ul kokën.
E do jetën dhe elegancën në çdo gjë, por ai mund të jetojë në çdo gjendje të vështirë dhe të pakëndshme, duke e edukuar veten që të duron në këtë gjendje. Adaptohet me kushtet që e rrethakojnë dhe pajtohet me situatën në të cilën gjindet dhe e përballon dhimbjen.
Ajo që dëshmon për këtë është edhe fakti se rinia e Gazës, pas kthimit të tyre nga jugu në veriun e shkatërruar, dhe pas kësaj lufte barbare, ne i dëgjuam ata të thoshin ndërsa ktheheshin në shtëpitë e tyre të shkatërruara: (Era e Gazës vlen sa e gjithë bota)!, dhe gjetëm pleqtë duke thënë: (Krejt i jap vetëm të kthehem në shtëpinë time)!
Ata folën kështu edhe pse e panë apo e dinin se shtëpitë dhe pronat e tyre ishin shkatërruar, ata do të duhet të jetojnë mbi ato gërmadha nën një çadër, porse nuk dilnin askund e as nuk shpërnguleshin nga vendi i tyre, cili popull mund të ishte kaq i vendosur, cili popull do e pranonte një situatë të tillë?!
Pastaj nëse disa mijëra emigrojnë për shkak të shtypjes dhe abuzimit, humbjes së parave, fëmijëve dhe shtëpisë, nostalgjia e kthimit në tokë do të mbetet me ta, pasi që termi “harrimi i atdheut” nuk gjindet në fjalorin e popullit të Palestinës.
Edhe nëse emigrojnë disa mijëra, nënat Palestineze do të lindin disa dhjetra mijë fëmijë tjerë që do të kapen me duart e tyre për tokën e këtij vendi.
Epoka jonë është epoka e Islamit, kurse agresorit do i kthehet agresioni si bumerang, e Allahu do u jep ndëshkime të mëdha dhe vuajte të fuqishme.
Habab ibën Mervan El-Hamed
Përshtati: Bekir Halimi