8.6 C
Pristina
Thursday, January 30, 2025

Këmbëngulja e Trumpit për Gazën dhe e pavërteta e tij mbi atë rajon

Më të lexuarat

Ripërsëritja e projektit të zhvendosjes se palestinezëve nga toka, prona, atdheu i tyre, me arsyetime djallëzore e qesharake

Presidenti amerikan Donald Trump, përsëriti mbrëmë propozimin e tij të diskutueshëm për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës në Egjiptin dhe Jordaninë fqinje, raporton Anadolu.

“Unë do të doja t’i çoja ata të jetojnë në një zonë ku ata mund të jetojnë pa ngacmime, trazira dhe dhunë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që këtë mund ta bënte fare mirë duke urdhëruar Izraelin që mos e ushtrojë këtë dhunë, gjë që e bën prej dekadash.

Trump tha se kishte diskutuar këtë çështje me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

“Kur shikoni Rripin e Gazës, ai ka qenë ferr për kaq shumë vite. Në atë zonë kishte qytetërime të ndryshme. Nuk filloi këtu. Filloi mijëra vjet më parë dhe gjithmonë ka pasur dhunë të lidhur me të. Ne mund t’i marrim ata njerëz të jetojnë në zona që janë shumë më të sigurta dhe ndoshta shumë më të mira, dhe ndoshta shumë më të rehatshme,” tha Trump, duke thënë shumë të pavërteta kësisoj. Ai rajon ka qenë i paqtë për sa kanë qeverisur muslimanët, e jo pak por me shekuj. Gjaku aty është derdhur nga kryqëzatat e sidomos nga shteti izraelit, që me krijimin e dhunshëm të tij në 48-ën.

Ai njoftoi se këtë çështje do ta diskutojë edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili pritet të vizitojë së shpejti SHBA-në.

Trump bëri propozimin e tij të diskutueshëm të shtunën, duke sugjeruar se ishte koha për të “pastruar” Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët në Jordani dhe Egjipt.

Autoritetet palestineze, jordaneze dhe egjiptiane e kanë hedhur poshtë kategorikisht propozimin e Trump.

Liga Arabe, Sllovenia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja gjithashtu hodhën poshtë propozimin e diskutueshëm të Trump dhe thanë se palestinezët kanë të drejtën e kthimit dhe se të gjitha përpjekjet për t’i çrrënjosur ata nga territori i tyre kanë dështuar.

Propozimi i Trump erdhi një javë pasi një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi në Gaza më 19 janar, duke ndalur luftën gjenocidale të Izraelit që ka vrarë më shumë se 47,300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur më shumë se 111,000 që nga 7 tetori 2023. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit