Suelen Shaumloeffel e ka adoptuar një qen të vogël, që jetonte i vetmuar në rrugët e Brazilit. Megjithëse ka vetëm tetë muaj, këlyshi nuk e ka harruar sa të vështirë e kishte jetën e mëparshme dhe i ka ofruar ndihmë një qeni që jetonte në rrugë.
“I bleva batanije të trashë, sepse mbrëmjet janë të ftohta. Të nesërmen gjeta se e kishte ndarë me një mik”, ka thënë Shaumloeffel lidhur me rastin.
Imazhi ku ata shfrytëzojnë së bashku mbulesën, është shpërndarë në rrjetin social, duke marrë shumë pëlqime.
“Për dallim nga njerëzit që duan të grabisin gjithçka, qentë i ndajnë të gjitha bashkë” është komentuar ky veprim transmeton telegrafi.
“Allahu ka 100 rahmete, mëshira. Një prej këtyre mëshirave e ka zbritur mes xhinëve dhe njerëzve dhe mes kafshëve. Me këtë mëshirë ata mëshirohen mes vete, madje edhe egërsira mëshiron të vegjlit e saj, ndërsa Allahu ka mbajtur për Vete 99 mëshirat e tjera për t’i mëshiruar robërit e Tij në Ditën e Kiametit.” (Buhariu dhe Muslim)/kohaislame.com