3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kelmendi: Ramush Haradinaj, kujdes me gjuhën, mos na i ofendo imamët!

Më të lexuarat

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj.

“Ramush Haradinaj, nuk është hera parë që ” gjuan gurrë “kundër imamëve tanë të dashur.

Por ke kujdes, se po mos ishin ata imam të djeshmes dhe këta imam të sotmes, kombi ynë do të rrënohej. Pse të pengojnë aq shumë imamët ? Ne e kemi kuptuar pse të pengojnë imamët.

Dje edhe njëherë e dëshmove se ke problem me identitetin tonë fetar. Aq shumë je i zhytur në injorancë dhe ndoshta edhe në urrejtje, sa që patriotin Idriz Seferin e bën imam, dhe vëllezërit Frashëri i quan priftërinj. E dëgjova me vëmendje pyetjen që t’u shtrua nga një qytetar i Ferizajit lidhur me djemtë tanë që po luftojnë në Siri.

Dhe ti për këtë çështje fajëson imamët tanë.

Nëse nuk e ke ditur, mësoje tash , se imamët tanë të dashur janë kundërshtarët më të mëdhenj të shkuarjes të të rinjëve tanë në Siri. Për këtë çështje ata edhe u kërcënuan dhe po kërcënohen në vazhdimësi.

Ramush Haradinaj, kam një ofertë serioze për ty: eja sëbashku prej të nesërmës po i marrim përkrah dhe po i dërgojmë në ” hapsane” ata që i dërguan djemtë tanë në Siri.

Por, e ke pak të vështirë me pranuar këtë ofertën time, ngase në listën e juaj me kandidat për deputet, ke njeriun kreyesor që e nxiti dhe inkurajoj rininë tonë të shkoj në luftën e Sirisë.
E di se ti e din se kush është ai, por bëhu burrë dhe tregoje. Por nuk besonj se guxon, ngase të largojnë nga pozita kryeministrit,për të cilën pozitë ti shkele çdo parim.

Për fund po të tregoj, se unë mburrem që i takoj besimit Islam, se ky besim më mësoj ta ruaj kombin dhe vendin”, thuhet në reagimin e Kelmendit.

Gëzim Kelmendi është njëri ndër deputetë më të zëshëm kur është në pyetje çështja fetare. Më poshtë ju sjellim një video nga reagimi i Kelmendit kinse ezani është zhurmë dhe duhet ndalur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit