-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kelmendi nuk merr përgjigje për seancën e Thaçit, flet edhe për “puçin” në PD!

Më të lexuarat

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë, Nehat Thaçi, i cili u prangos nga autoritet e Serbisë, në pikën kufitare me Kosovën. Mirëpo, ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, lidhur me këtë çështje.

Deputeti Kelmendi, i cili njëherësh është kryetari Partisë “Fjala”, në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se pret nga Kryesia e Kuvendit të caktojë sa më parë mbajtjen e një seance të veçantë për zyrtarin e PK-së.

“Kërkesa ime duke pas parasysh të drejtën për seancë të jashtëzakonshme kanë edhe deputetët, kryesia e Kuvendit dhe kryetari, për me shkurtu kohën pasi ishte ditë vikendi, kërkova që të dielën të mbahet ajo seancë. Kërkova prej kryetarit por kurrfarë përgjigje s’kam marrë. Unë shkrimin e kam pas publik por pse s’ka përgjigje unë nuk e di. Përndryshe sot është kryesia e Kuvendit, ata  munden edhe sot me caktu”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur për “puçin” në Partinë e Drejtësisë, pjesë e së cilës ishte edhe vet Kelmendi, ai thotë se nuk dëshiron të merret shumë, mirëpo ju uron që t’i zgjedhin problemet brenda tyre.

“Kapitulli im me Partinë e Drejtësisë e kam të përnfudnuar. Unë jam kryetari i Partisë Fjala dhe është një çështje e brendshme e tyre dhe nuk kam dëshirë të përzihem në punët e tyre. Atyre ju uroj që ta zgjidhin atë problem në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne jemi duke u përgatitur vetëm të hyjmë në zgjedhjet e ardhshme dhe kështu nuk mendojmë të kemi koalicion me askënd. Ne si parti jemi të hapur për çdo parti por në fazën e parazgjedhjeve mendojmë të shkojmë vet në zgjedhje”, ka thënë ai. /Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit