Kelmendi: Kujton dhe çmon lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka çmuar lartë figurën e Komandantit Agim Ramadani i cili ka udhëhequr një ndër betejat më të lavdishme të vendit tonë.
Postimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:
I shkolluar dhe i zgjuar, strateg ushtarak,
guximtar dhe atdhetar, frikë dhe ankth për armikun, krenari për Kosovën,
udhëhoqe një ndër betejat më të lavdishme
të vendit tonë – Kosharen,
lutemi për ty, nuk do të harrojmë kurrë,
ti që rrënove kufi dhe
bashkove Kosovë-Shqipëri,
Komandanti ynë i dashur dhe i paharruar,
Agim Ramadani.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi