-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Kelmendi: Koha për zgjedhje të parakohshme

Më të lexuarat

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, njëherësh kryetar i Partisë Fjala, mendon se ka ardhur koha për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ka ardhur koha kur populli duhet ta thotë fjalën e vet.

“Janë bërë shumë arsye pse duhet të shkojmë në zgjedhje: 1. Koalicioni jo i natyrshëm PDK-LDK (që ishte thikë pas shpinës për votuesit), 2. Bllokimi 6 mujor institucional si pasojë e marrëveshjes se demarkacionit dhe Asociacionit, 3. Izolimi i qytetarëve të Kosovës si pasojë e dështimit të procesit të liberalizimit të vizave, 4. Dështimi për anëtarësim në Unesco, 5. Dështimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tash duhet populli të vendos”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit