1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kelmendi: ETC-ja tërhiqet nga financimi i Superligës së basketbollit

Më të lexuarat

Pronari i rrjetit të qendrave tregtare “ELKOS” dhe “ETC”, Ramiz Kelmendi, në një prononcim për Telegrafin ka sqaruar se kompania të cilën e drejton ai ka vendosur që të mos e sponsorizojë më superligën e basketbollit, e njohur deri më tani si “ETC Superliga”. Ai ka sqaruar se tërheqja e kompanisë së tij nga financimi i superligës së basketbollit nuk ndërlidhet, edhe pse shumë kush mendon ashtu, me vendimin të cilin e ka marrë komisari i garave për klubin e basketbollit “Peja”.
 Sipas tij, arsyeja kryesore e largimit nga financimi i superligës në basketboll është se “nuk janë respektuar marrëveshjet për hapësirat e marketingut”.
 
“Kompania jonë si financuesja kryesore e kësaj lige, nuk ka qenë prezente sikurse është paraparë në marrëveshje. Kompani tjer më më pak kontribute kanë qenë shumë më prezente nëpër reklamat (lëvizëse) që vendosen nëpër palestrat sportive”, ka theksuar Kelmendi.
 
Ai thotë se ata janë në gjendje që përsëri ta nënshkruajnë marrëveshjen, nëse fillimisht kompensohen shkeljet e marrëveshjes për marketing te sezonit 2014/2015 dhe ajo e sezonit 2015/2016.
 
“Duhet ta bëjmë të qartë edhe njëherë që vendimi nuk ka qenë emocional, por si pasojë e shkeljes së marrëveshjes”, ka shtuar ai./Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit