1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kelmendi: Aty ku ka edukim fetar, aty nuk ka racizëm!

Më të lexuarat

Vetëm edukimi fetar i brezave të rinj garanton bashkëjetesën ndërfetare, ndërnacionale dhe ndërracore.
Për 100 vite regjimi komunist u mundua ta zbehë bashkëjetesën ndërfetare, ndërnacionale dhe ndërracore në vendin tonë.
Por nuk arriti suksesin e dëshiruar.
Pse?
Ngase të parët tanë kishin edukimin fetar të rrënjosur thellë në jetën dhe veprat e tyre.
Këtë edukim e pasuan të brezat e rinj që u ballafaquan me regjimin komunist. Edhe pse me ndërrimin e gjeneratave filloj të zbehej edukimi fetar.
Por falë ndihmës së ZOTIT pastaj angazhimit dhe sakrificës së bijëve dhe bijave tona, regjimi komunist dhe regjimi i Serbisë u larguan nga vendi ynë.
Sot jemi të lirë, jemi të pavarur, por fatkeqësisht ende nuk e kemi edukimin fetar në procesin mësimor.
Veprimet e fundit diskriminuese ndaj komuniteteve jo shumicë në Gjakovë dhe Prizren, duhet ta nxisin qeverinë e Kosovës që sa ma shpejtë të punoj që edukimi fetar të rikthehet në shkollat tona, ashtu si ka qenë para komunizmit.
Për fund po e citoj këtë Hadith të Pejgamberit Muhamedit a.s.s që na mëson shumë:
“Një arab nuk ka përparësi ndaj jo-arabit; as jo-arabi nuk ka përparësi ndaj arabit. I bardhi nuk ka përparësi ndaj të ziut, as i ziu ndaj të bardhit, përveçse në devotshmëri dhe punë të mira!”
Gëzim Kelmendi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit