2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

KEK-u anulon për herë të dytë tenderin 6-milionësh

Më të lexuarat

Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar për të dytën herë tenderin për furnizim me mazut, shkruan sot Koha Ditore.
 
Një komision i ri për vlerësimin e ofertave i themeluar nga KEK-u ka vendosur që t’i eliminojë nga gara të gjitha kompanitë që kanë dorëzuar oferta për tenderin 6-milionësh. Komisioni ka gjetur lëshime në secilën nga ofertat e operatorëve që kanë qenë në garë.
 
Me gjithë vendimin, KEK-u e ka pasur të pamundur që njoftimin për anulim ta publikojë në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, pasi të tri kompanitë janë ankuar në Gjykatën e Tenderëve. Ky tender do të shqyrtohet nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për të tretën herë.
 
Edmond Nulleshi, shef i shërbimeve të KEK-ut, thotë se që nga fundi i vitit të kaluar ky tender është duke u përsëritur për shkak të arsyeve, që, sipas tij, nuk janë nën kontrollin e KEK-ut.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit