Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), gjatë këtij viti do të shpenzojë më shumë se 10 milionë euro vetëm për blerje të derivateve, e ku krahasuar me vitin paraprak shihet një ngritje e madhe prej më shumë se 1.8 milion euro.
Në buxhetin e KEK-ut për vitin 2015 të cilin ka arritur ta sigurojë gazeta “Zëri” shihet qartë se shpenzimet e korporatës më të madhe publike në vend gjatë vitit 2015 do të jenë rreth 180 milionë euro, aq sa janë edhe të hyrat.
Por, krahasuar me vitin paraprak shihet qartë se ka rritje të konsiderueshme të shpenzimeve si për mirëmbajtje, ashtu edhe për derivate, ku për këtë qëllim do të shpenzohen 10.1 milionë euro, apo rreth 1.8 milion euro më shumë sesa në vitin paraprak. /kohaislame