0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

KE frigon Maqedoninë me refugjatët?

Më të lexuarat

Komisioni Evropian sot nuk mohon se është e mundur që të bisedohet për vendosjen e “pikave të nxehta” për pranim dhe regjistrim të refugjatëve edhe në Maqedoni dhe Serbi gjatë Konferencës ballkanike për rutën ballkanike, që më 8 tetor do të mbahet në kuadër të Këshillit për punë të brendshme të Bashkimit Evropian në Luksemburg. Në konferencë, prëveç minsitrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të BE-së, do të jenë edhe kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor, plus shefat e diplomacive të vendeve-kanidate.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësja e Eurokomisionit, Natasha Berto, sot vetëm konfirmoi se në këtë Këshill të Unionit do të miratohet lista me vende të sigurta të prejardhjes, në të cilën janë të gjitha vendet-kandidate për anëtarësim në BE, përfshirë edhe Maqedoninë, por në raport me çështjet e tjera, theksoi vetëm se “Komisioni do të vendosë gjithçka në tryezë”.

“Një nga gjërat që tashmë është në tryezë, është lista e vendeve të sigurta nga prejardhja për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për kët. do të diskutohet me to. Lidhur me propozime të tjera që do të vijnë në kuadër të agjendës evropiane për migrim, mendoj sejanë të njohura për ju. Ne gjithçka kemi, do t’i vendosim në tryezë. Në këtë konferencë do të përpiqemi të bisedojmë me vendet nga Ballkani Perënidmor që të shohim se si t’u ndihmojmë gjithashtu”, theksoi Berto.

Zëdhënësja e Qeverisë joformale të Unionit, konfirmoi se javën e kaluar, Brukseli premtoi se do ta rrisë mbështetjen në të holla dhe atë financiare që do ta japë për vendet që nuk janë anëtare të BE-së, por janë të goditura nga kriza e refugjatëve, me ç’rast është e ditur se Turqia do të marrë një miliardë euro, ndërsa Maqedonia dhe Serbia do të ndajnë 17 milionë euro.

Për arë nëse përfundimisht do të miratohet lista e Bashkimit Evropian për “vende të sigurta të prejardhjes”, ku janë të gjitha vendet-kandidate, përfshirë edhe Maqedoninë, që do të thotë në të ardhmen refuzim i shpejtë i kërkesave të azilit të shtetasve të këtyre vendeve, për shkak të faktit që shtetet do të shpallen të sigurta, zëdhënësja e Eurokomisionit me përgjigje phuese se kjo do të jetë nëa gjendën e Këshillit për punë të brendshme më 8 dhe 9 tetor kur pritet që ministrat e punëve të brendshme të diskutojnë dhe lista të miratohet.

Sipas informatave në Bruksel, është e mundur që BE-ja të kërkojë edhe nga vendet-kandidate, para së gjithash nga Maqedonia dhe Serbia, të cilat janë në rutën kryesore të refugjatëve nga Bota arabe, të organizojnë të ashtuquajturat “pika të nxehta”, ndërkaq me propozim të Serbisë, po mendohet që edhe këto vende të kyçen në shpërndarjen e refugjaëtve, që për 120 mijë prej tyre, Unioni tashmë e bëri javën e kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit