KBIGJ priti për urime të Kurban Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike
Sot, me rastin e festes së Kurban Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të Alternatives në krye me kryetarin e degës Agon Dobruna, Kryetari i degës së PDK-së, z. Hajdar Beqa me bashkëpunëtorë, kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve-Gjakovës, Argjend Fetahu me bashkëpunëtorë dhe Shefi i Sektorit të hetimeve rajonale në Gjakovë, nënkolonel Bekim Avdijaj.
Mesazhi i të gjithëve ishte që solidariteti dhe harmonia që e karakterizon këtë festë të na përcjell edhe ditëve tjera të vitit.