-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

KBIGJ organizoi ceremoninë e duasë dhe përcjelljes së haxhinjëve të Komunës së Gjakovës

Më të lexuarat

KBIGJ organizoi ceremoninë e duasë dhe përcjelljes së haxhinjëve të Komunës së Gjakovës


Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi sot pas namazit të Ikindisë duanë e përbashkët të haxhinjëve të cilët këtë vit kanë vendosur të udhëtojnë në vendet e shenjta për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Takimi filloi me leximin e Kur’anit nga hfz. dr. Safet ef. Hoxha, më pas të pranishmëve iu drejtua me një fjalë përshëndetëse Kryetari i KBI-së në Gjakovë dr. Valon ef. Myrta, për të marr pastaj fjalën e rastit udhëheqësi i Haxhinjëve Kryetari i KBI-së në Drenas Valon ef. Bequku, me pas kryeimami Visar ef. Koshi e përfundoi programin duke bërë Duanë e Haxhinjve.

Takimi u mbajt në Xhaminë qendrore në Gjakovë, në nje? atmosferë të këndshme me ilahi të kënduar nga Myezini Muhsin Hoxha.

Lusim Zotin për të gjithë ata që do të marrin këtë udhëtim jetësor t’ju pranojë Haxhin dhe të kenë kthim të bekuar në familje!

Vlen të theksohet se sot pas namazit të Xhumasë u mbajt trajnimi i kandidatëve të regjistruar për kryerjen e haxhit 2023, të mbajtur nga imami Arsim ef. Morina.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit