4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

KBI Podujevë distancohet nga disa opinione të imamit Kujtim Hyseni

Më të lexuarat

Kbi Podujevë

Njoftim për opinion

Bazuar në Kushtetutën e BIK, rregulloren e KBI Podujevë dhe norma tjera të përgjithshme juridike, KBI -Podujevë njofton se distancohet nga disa opinione të imamit Kujtim Hyseni, të shprehura në emisionin “Personale” pranë Tv Dukagjini. KBI Podujevë, imamit në fjalë i ka shqiptuar vërejtjen e fundit për mos dalje në media pa leje paraprake nga punëdhënësi dhe masa tjera disiplinore në bazë të kompetencave të dalura nga normat juridike të institucionit.

KBI mbetet e palëkundur në ruajtjen e imazhit, integritetit institucional dhe frymës së trashëguar tradicionale të interpretimit të fesë. Rrjedhimisht, do të mbetet e pakompromis edhe ndaj shtrembërimeve të këtij imazhi, në të gjitha rastet.

/Marr nga KBI Podujevë fb/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit