KBI në Gjakovë priti për urime të Fitër Bajramit përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe politike
Sot, me rastin e festes së Fiter Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së Alternatives, z. Agon Dobruna me bashkëpunëtorë, Kryetari i degës së PD-së, z. Bahri Bokshi me bashkëpunëtorë, Kyetari i degës së LDK-së, z. Shefqet Shehu me bashkëpunëtorë, Kryetari i Qendres së LVV-së në Gjakovë, z. Agon Batusha me bashkëpunëtorë, Kryetarja e gruas në Partine Demokratike të Kosovës, dega Gjakovë, zonj. Arbnesha Kuqi me bashkëpunëtorë.
Mesazhi i të gjithëve ishte që solidariteti dhe harmonia që e karakterizon këtë festë të na përcjell gjatë tërë vitit.