KBI në Gjakovë organizoi turnir në futboll të vogël
Departamenti i të rinjëve në kuadër te Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, ka organizuar turnir në futboll të vogël, ku pjesëmarrëse ishin 11 ekipe të përfaqësuara nga xhemati i xhamive të Komunës sonë.
Kompeticioni sportiv, takimi, loja dhe njoftimi mes tyre prodhuan lojë të mirë dhe dashamirësi vëllazërore.
Xhamitë pjesëmarrëse në këtë turnir ishin:
Xhamia e “Fetah Agës”
Xhamia e “Ponoshecit”
Xhamia e “Kusarit”
Xhamia e “Haxhi Ymerit”
Xhamia e “Sefë 1”
Xhamia e “Ramocit”
Xhamia e “Sofës”
Xhamia e “Jabllanicës”
Xhamia e “Cërmjanit”
Xhamia e “Osek Hylës”
Xhamia e “Dardanisë”
Në gjysmë finale u zhvilluan ndeshjet në mes ekipeve:
Kusari 1-2 Ramoc (pas penaltive)
Jabllanica 3-1 Dardania
Në finale ishte Xhamia e “Ramocit” me Xhaminë e “Jabllanicës”, ku Ramoci e fitoi ndeshjen pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 1 me 0 në favor të tyre.
Për fund, një falënderim i veçantë për ekipet pjesëmarrëse në këtë turinir, ndërsa ekipit të Xhamisë së Ramocit i urojmë titullin e kampionit, duke shpresuar që ky të jetë vetëm fillimi i organizimeve dhe nismave të tilla sportive në dobi të të rinjëve dhe xhematit.
Allahu i shpërbleftë organizatorët, pjesëmarrësit, përkrahësit dhe vullnetarët e këtij turniri!