-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kaynak: Ndalesa për hyrje në SHBA mohon historinë amerikane

Më të lexuarat

“SHBA-të janë vend i themeluar nga migrantë dhe se historia e tyre është ndërtuar në këtë mënyrë”

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Veysi Kaynak, duke folur në lidhje me dekretin e nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump për ndalimin e hyrjes së shtetasve nga disa vende me shumicë të popullsisë muslimane, theksoi se “Ky hap, përzgjedhja e vetëm disa shteteve të caktuara dhe fakti që shtetasit e këtyre vendeve i takojnë një race ose religjioni të caktuar, asnjëherë nuk përkon me vlerat mbi të cilat është ndërtuar bota moderne”, raporton Anadolu Agency (AA).

I ftuar në panelin editorial të AA-së, Kaynak tha se nuk ka gjë më të çmuar dhe më të shenjtë sesa jeta e njeriut. Ai u shpreh se SHBA-të janë vend i themeluar nga migrantë dhe se historia e tyre është ndërtuar në këtë mënyrë.

“SHBA-të janë shtet i themeluar nga migrantët. Historia e tyre është ndërtuar në këtë mënyrë. Kjo gjë mohon historinë e tyre. Bota është duke vuajtur shumë nga radikalizmi dhe ekstremizmi, ndërsa kjo rezulton me terrorizëm. Shkaktarët direkt të terrorizmit janë mosdurimi i njëri-tjetrit, mungesa e tolerancës ndaj njëri-tjetrit, ekzaltimi ose përbuzja e njërës racë ndaj tjetrës dhe ekzaltimi ose përbuzja e njërit besim ndaj tjetrit. Paraardhësit tanë osmanë këtë çështje e kishin zgjidhur në një mënyrë që vërtet do të ishte shembull për botën aktuale. Osmanët posedonin sipërfaqe prej 22 milionë kilometrash katrorë, mirëpo tani në këto troje ekzistojnë rreth 30 shtete dhe për 600 vite secili ka ruajtur besimin, kulturën, gjuhën dhe fenë e tij. Në fakt, Anadolli përbëhej në këtë mënyrë”, vuri në pah zëvendëskryeministri Kaynak.

“Në Turqi gjenden 3 milionë refugjatë

Kaynak më tej theksoi se dekreti në fjalë ka përzgjedhur disa shtete të caktuara. “Ky hap, përzgjedhja e vetëm disa shteteve të caktuara dhe fakti që shtetasit e këtyre vendeve i takojnë një race ose religjioni të caktuar, asnjëherë nuk përkon me vlerat mbi të cilat është ndërtuar bota moderne. Bota moderne ndërtohet mbi demokraci, të drejtat e njeriut, liritë dhe sundimin e ligjit. Esenciale janë respekti dhe toleranca ndaj gjuhës, fesë, racës, mendimit dhe pikëpamjes politike të secilit”, shtoi Kaynak.

Kaynak po ashtu nënvizoi se dekreti në fjalë nuk është konsideruar si i përshtatshëm nga institucione të ndryshme në SHBA.

Ndërkaq, duke theksuar se në Turqi gjenden tre milionë refugjatë, ai tha se “Shumica më e madhe e këtyre janë sirianë, megjithatë, ka edhe palestinezë, irakianë, afganë dhe madje edhe armenë. Të gjithë këta ne i shohim vetëm si njerëz. Ne po punojmë për shëndetin, jetesën dhe arsimimin e tyre dhe për ta ndërtuar ardhmërinë e tyre. Kultura dhe rrënjët tona historike na detyrojnë ta bëjmë një gjë të këtillë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit