4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kauzat nuk kanë çmim – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Allahu na ka rrëfyer në Kuran për një grup njerëzish që u sakrifikuan për hir të besimit, burra e gra, madje dhe fëmijë, në atë që njihet si historia e njerëzve të hendekut, e përjetësuar si ngjarje në suren el-Buruxh të Kuranit.

Çfarë fituan ata nga kjo gjë?

Përgjigjen për këtë e jep vetë Zoti në ajetin 11 të kësaj sure duke thënë për ta: “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, kanë kopshte, nëpër të cilët burojnë lumenj. Kjo është fitorja e madhe.”

A ka fitore me të madhe sesa Xheneti?

Allahu na ka rrëfyer në Kuran edhe për ngjarjen e magjistarëve të Faraonit, të cilët pasi dështuan para Musait (alejhi selam) u bën besimtarë, dhe megjithëse Faraoni i kërcënoi se do t’i ekzekutonte duke i kryqëzuar nëpër trungjet e palmave ata i thanë:

“gjyko për ne si të duash! Ti mund të gjykosh vetëm në jetën e kësaj bote.” (TaHa: 72)

Të vdesësh për kauzën e besimit nuk është aspak gjë e vogël, madje është kulmi përkushtimit që një besimtar mund të arrijë. Ajetet dhe hadithet në këtë drejtim janë aq të shumta sa për asnjë vepër tjetër të mirë në Islam.

Të vdesësh si shehid (dëshmor, martir) është një nga gradat më të larta në të cilën mund të arrijë besimtari. Dhe të vdesësh që fjala e Zotit të jetë më e larta, është nga nderimet më të mëdha që një besimtar mund të mbërrijë. Por Islami është fe e natyrës njerëzore dhe vdekjen për hir të Zotit dhe të besimit e shikon edhe në kontekstin e mbrojtjes së vetë jetës, nderit dhe pasurisë. I Dërguari i Alllahut (alejhi salatu ue selam) për këtë gjë thotë:

“ِKush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid. Kush vritet duke mbrojtur fenë e tij është shehid. Kush vritet duke mbrojtur gjakun e tij është shehid. Kush vritet duke mbrojtur familjen e tij është shehid.” (Tirmidhi 1421, Nesai 4106, Ebu Daudi 4772 etj.)

Kështu që si musliman të luftosh për të mbrojtur vendin tënd, tokën tënde, nderin, pasurinë dhe të vdesësh për këtë gjë, nuk është humbje, por fitore. E çfarë mund të thuhet për ata që përveç kësaj mbrojnë dhe shenjtërinë e Xhamisë al-Aksa, nga sionistët që me zor sa presin derisa ta shembin atë?

Sigurisht që jeta e njerëzve është më e shtrenjtë tek Zoti sesa gurët e një godine, qoftë kjo edhe Qabeja, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk duhet t’i mbrojnë Qabenë dhe el-Aksanë me jetën e tyre. Qëllimi i hadithit që thotë se jeta e besimtarit ka më shumë vlerë tek Allahu sesa godina e Qabesë, është krahasim që tregon shenjtërinë e jetës së besimtarit tek Zoti, para gurëve të një godine, qoftë kjo edhe vetë Qabeja, kur kjo jetë merret padrejtësisht nga një musliman tjetër, por jo se vetë njerëzit nuk mund të japin jetën për ta mbrojtur shenjtërinë e saj, ndaj dhe ajo mund të lihet të shembet, për të shpëtuar nga vdekja! Nëse do të ishte kështu atëherë do të binin poshtë të gjitha ajetet dhe hadithet e vdekjes si shehid dhe kauzat e kësaj vdekje! Hasha lilah!

Njerëz të cilët edhe pse të braktisur nga bota dhe të lënë vetëm, luftojnë për t’u çliruar nga një pushtim kolonial, luftojnë për të mos jetuar në një burg të hapur, luftojnë për tokën që iu është grabitur, luftojnë për të mos iu prekur Xhaminë al-Aksa, nuk vdesin kot.

Shumë u detyruan me forcë të emigrojnë, edhe shumë të tjerë nuk duruan dot dhe emigruan, ashtu siç mund të ketë përsëri të tillë, por shumë të tjerë ama kanë zgjedhur të vdesin në tokën dhe vendin e tyre, me gratë dhe fëmijët e tyre, nën rrebeshin e pamëshirshëm të bombave të çmendura sioniste, që kauza e tyre e drejtë të mos vdes kurrë.

Historinë e vlerësojnë brezat që vijnë, ndërsa sprova e Zotit për njerëzit e kohës është ana dhe qëndrimi që mbajnë.

Justinian Topulli

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit