Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot bëhen 4 vjet që kur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.
Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, tha se edhe pse Kosova është vendi më demokratik dhe më pro-Evropian në Ballkanin Perëndimor, ende është më i izoluari.
“Sot bëhen katër vite, që kur Komisioni Evropian, e konfirmoi për herë të dytë se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosova është vendi më demokratik dhe më pro- Evropian, në Ballkanin Perëndimor, por që ende është i izoluar. Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë d