3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Katër fuqi botërore, në “luftë” me Inteligjencën Arificiale

Më të lexuarat

SHBA, BE, Kina dhe Britania bien dakord: AI, rrezik për njerëzimin!

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kina dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord me tekstin e deklaratës së parë ndërkombëtare për inteligjencën artificiale (AI), e cila thotë se kjo teknologji e re paraqet një rrezik potencial “katastrofik” për njerëzimin.

Në një konferencë në Britaninë e Madhe, 28 vende nënshkruan të ashtuquajturën Deklaratë Bletchley, e quajtur sipas vendit të takimit të zyrtarëve, raporton The Guardian.

“Ekziston potenciali për dëmtime serioze, madje edhe katastrofike, qoftë të qëllimshme apo të paqëllimshme, që rrjedhin nga aftësitë më domethënëse të këtyre modeleve të AI”, thuhet në tekstin e këtij dokumenti.

Rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale

Deklarata nuk pajtohet me krijimin e një qendre ndërkombëtare të testimit të inteligjencës artificiale në MB, siç kishin shpresuar disa në qeverinë britanike, por ajo ofron një model për bashkëpunim ndërkombëtar në të ardhmen.

Teksti thekson urgjencën e “thellimit të të kuptuarit të rreziqeve të mundshme të AI” duke pasur parasysh rritjen e investimeve në këtë teknologji.

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak e përshëndeti këtë deklaratë dhe tha se fuqitë më të mëdha botërore në zhvillimin e AI bien dakord për rreziqet e mundshme të inteligjencës artificiale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit