1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Katari nuk ka kërkuar ndërkombëtarizimin e administratës së haxhit”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka kërkuar ndërkombëtarizimin e administratës së haxhit

DOHA (AA) – Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheik Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, ka thënë se shteti i tij asnjëherë nuk ka kërkuar ndërkombëtarizimin e administratës së haxhit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate në televizionin AL Jazeera nga Katari, Al Thani ka mohuar deklaratën e homologut të tij nga Arabia Saudite, Adel al-Xhubejr, i cili e ka akuzuar Katarin se “e ka politizuar çështjen e haxhit dhe ka kërkuar ndërkombëtarizimin e administratës së haxhit”.

“Asnjë zyrtar i Katarit nuk ka bërë ndonjë deklaratë për ndërkombëtarizimin e administratës së haxhit dhe nuk ka ndërmarrë asnjë procedurë që do të mund të ishte shkak që çështja e haxhit të shihet si një çështje ndërkombëtare”, ka thënë Al Thani.

“Katari nuk e ka politizuar çështjen e haxhit, por, fatkeqësisht, kjo çështje është politizuar nga Araba Saudite”, ka shtuar Al Thani.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm të katër shteteve që kanë bllokuar Katarin, Arabisë Saudite, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, dje u takuan në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, për të diskutuar lidhur me hapat e ardhshëm që mund të ndërmerren kundrejt Katarit.

Pas takimit, shtetet në fjalë dolën me deklaratë të përbashkët, në të cilën riafirmohet qëndrimi që kusht për nisjen e dialogut të jetë plotësimi i 13 pikave të parashtruara për Katarin.

“Katar shtetet janë të gatshme të nisin dialogun me Katarin, në qoftë se ai zotohet në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive se do të ndalojë mbështetjen dhe financimin e terrorizmit, retorikën e urrejtëse dhe provokuese dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve të tjera, si dhe do të përmbush 13 pikat e drejta, të cilat garantojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe botëror”, thuhet në deklaratën e katër shteteve.

Kriza mes Katarit dhe disa vendeve arabe filloi më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me këtë vend, duke e akuzuar atë për mbështetje të tërrorizmit dhe ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera.

Katër vendet Dohas i parashtruan një listë me kërkesa në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, Katari i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit