1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Katari notë proteste Suedisë pas sulmit ndaj Kuranit

Më të lexuarat

Katari lëshoi ​​një notë proteste për Suedinë në përgjigje të lejimit të sulmit që synonte Kuranin në Stokholm, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Katarit thuhet se ambasadori i Suedisë në Doha, Gautam Bhattacharyya, është thirrur në MPJ për t’i dhënë notë proteste, pasi kanë vazhduar sulmet ndaj Kuranit.

Nota e protestës përfshinte kërkesën që “autoritetet suedeze të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ndaluar këto praktika të turpshme”. Në deklaratën e saj MPJ dënon ashpër sulmin e përsëritur ndaj Kuranit në Suedi dhe dështimin e autoriteteve për të parandaluar veprime të tilla.

Theksohet se sulmi në fjalë nënkupton urrejtje dhe diskriminim fetar dhe përkundër reagimeve të vendeve islame dhe dënimit të akteve të urrejtjes fetare me rezolutën e miratuar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut më 12 korrik, sulmi në fjalë ka ndodhur përsëri.

Më tej në deklaratë thuhet se lejimi i sulmeve kundër Kuranit nën emrin e “lirisë së shprehjes” nxit urrejtjen dhe kërcënon kulturën e bashkëjetesës paqësore.

– Sulmet ndaj Kuranit në Suedi

Salwan Momika, me origjinë irakiane që jeton në Suedi, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit. Përveç vendeve islame, veçanërisht Türkiye-s, për incidentin reaguan edhe disa vende, përfshirë Rusinë.

Momika dje para Ambasadës së Irakut në Stokholm nën mbrojtjen e policisë shkeli Kuranin dhe flamurin irakian. Pas kësaj, qeveria irakiane i kërkoi ambasadores suedeze në Bagdad, Jessica Svardstrom, të largohet nga vendi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Türkiye-s dënoi ashpër sulmin përpara Ambasadës së Irakut në Stokholm që kishte në shënjestër Kuranin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit