Zëdhënësi i MPJ-së së Katarit, Majed al-Ansari, tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza do të ndodhë “shumë shpejt pasi marrëveshja të finalizohet”
Katari njoftoi se negociatat për armëpushim në Gaza janë në fazën e “detajeve të tyre përfundimtare” dhe se shpallja e një marrëveshjeje është “e afërt”, raporton Anadolu.
“Një draft-marrëveshje u është dorëzuar Hamasit dhe Izraelit dhe janë adresuar pengesat kryesore për çështjet kryesore të diskutueshme midis dy palëve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katari, Majed al-Ansari, në një konferencë për media në Doha, duke shtuar:
“Diskutimet aktuale në Doha janë fokusuar në finalizimin e detajeve të mbetura”.
Ansari tha se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit në Gaza do të ndodhë “shumë shpejt pasi marrëveshja të finalizohet”.
Ai theksoi se “ka një atmosferë pozitive në negociata dhe ne jemi optimistë për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, por nuk duhet të jemi tepër optimistë”.
/AA/