2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Katari do të shkollojë pilotët kosovarë

Më të lexuarat

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka njoftuar se Kosova shumë shpejtë do të bëhet me pilotë të aviacionit civil.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Faceook, e ku shkruan se ka nënshkruar një marrëveshje në Doha të Katarit, për Shërbime Ajrore me homologun, Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti.

“Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airëays midis ANP “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. Qatar Airways tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë. Ministrin Al-Sulaiti, e njoftova për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor si dhe për projektet strategjike në të ardhmen. Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, ka shkruar Lekaj.

Ai ndër të tjera tha se përkrahje nga Shteti i Katarit ka kërkuar edhe për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautika të Katarit, i cili ka famë botërore.

“Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga Shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive. Gjithashtu u dakorduam që menaxhmenti i Qatar Airëays të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës. Ministrin Al-Sulaiti, e ftova për një vizitë pune, e cila u pranua me kënaqësi që të realizohet së afërmi”, ka njoftuar ministri Lekaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit