-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Katar, ekspozitë për legjendën e boksit Muhammad Ali

Më të lexuarat

Vizitorët e Muzeut të Arteve Islame në Doha, Katar, kanë mundësinë që të vizitojnë ekspozitën kushtuar boksierit legjendar Muhammad Ali, i cili pas sëmundjes së rëndë në moshën 74 vjeçare ndërroi jetë në fillim të qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita mban emrin “Muhammad Ali: Shprehja e nderimeve ndaj legjendës”. Në muze janë ekspozuar dorëzat e boksit të Alisë, fotografitë e tij dhe përmbajtje të tjera që kanë shënuar karrierën sportive të tij mes viteve 1960 dhe 1078.

Në mesin e fotografive gjenden edhe ato nga viti 1964, kur fitoi titullin e kampionit të botës duke mposhtur Sonny Liston dhe nga viti 1978 kur u bë kampion duke mposhtur Leon Spinsk, si dhe suvenire nga rruga në Romë në vitin 1960 ku në lojërat olimpike fitoi medaljen e artë.

Muhammad Ali vuante nga sëmundja e Parkinsonit pas ndërprerjes së boksit. Pas pranimit në spital për shkak të problemeve respiratore, ndërroi jetë në një spital në Phoenix.

Nga fillimi i karrierës ka treguar talent të veçantë për boksin. Praktikonte një mënyrë jotipike të luftimit, me gard të lëshuar dhe lëvizje të shpejta në ring. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 5 nëntor të vitit 2016.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit