1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kastrioti i BESËS për mosvotimin e ligjeve të PSP-së: VMRO më të sigurtë i ka deputetët e BDI e PDSH se sa deputetët e saj!

Më të lexuarat

“E votuan Toni Naunovskin për kryetar të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi i njohur për qëdrimet e tij antishqiptare, lejuan që Milenko Nedelkovski i njohur si njeri që disa herë në ditë ofendon shqiptarët gjithandej, të jetë pjesë e disa grupeve punuese qeveritare që pagohen edhe me paratë e shqiptarëve, u emërua Aleksandar Nikolovski për Ambasador i vendit në Misionin e BE në Bruksel i cili karrierën politike e filloi si kryetar i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme që organizonte protesta kundra institucioneve arsimore të larta në gjuhën shqipe ku sulmoheshin kalimtarë të rastit vetëm pse kishin kapele të bardhë mbi kokë dhe sot përfundimisht nuk mbështetën iniciativën e PSP për ndryshim të ligjit për tu mundësuar dëshmitarë të mbrojtur që janë të gatshëm të kontribojnë në zbardhjen e rasteve si ai i Monstra, Sopoti, Neshkovski të gjitha këto për ta vazhduar besnikërinë ndaj partnerit të koalicionit. BDI dhe PDSH edhe pse deklarativisht e përkrahin punën e PSP-së me votimin e tyre kundër tregojnë edhe më tutje se nuk mund të dalin jashtë kontrollit të VMRO-së. Si duket VMRO më te sigurtë i ka deputetët e BDI e PDSH-se se sa vetë deputetët e vetë! A kanë fund këto veprime? A thua pse sot nuk munduan që së paku të tregojnë qëndrim autonom dhe të jepnin sinjal që sinqerisht janë të interesuar për lirimin e të burgosurve padrejtësisht. Po vjen dita kur topi do të jetë në duart e popullit. Ky rast nuk vjen shpesh. Të gjithë së bashku të kontribojmë ti japim fund kësaj katrahure. Dhjetori po afrohet”, – ka shkruar Kastriot Rexhepi, anëtar i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit