1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Kastriot Myftaraj: Më mirë të vdesim si qen sesa të pranojmë ndihma nga Turqia dhe Arabia.

Më të lexuarat

Kastriot Myftaraj : Me mire te vdesim si qen sesa te pranojme ndihma nga Turqia dhe Arabia.

Postimi I plote:

Islami si religjion ka një veçori në krahasim me religjionet e tjera. Libri i shenjtë i Islamit, Kurani është, në pjesën më të madhe të tij, një manual me udhëzime që supozohet se Zoti (Allahu) i ka dhënë të zgjedhurit prej tij si profet, Muhamedit, për të marrë nën kontroll me dhunë qytetin e shenjtë arab Mekën, si dhe krejt Gadishullin Arabik, të quajtur si tokë e shenjtë. Me këtë rast, Muhamedi, sipas udhëzimit të Allahut, u largua nga Meka së bashku me ithtarët e tij të paktë, për të shkuar në qytetin e Medinës, të cilin e mori nën kontroll dhe e përdori si bazë fuqie për të pushtuar më pas Mekën me forcën e ar mëve.
Ky funksion i Kuranit duket shumë qartë nëse suret e këtij libri renditen sipas kronologjisë kur janë shpallur, pra ndryshe nga ç’ gjenden në çdo tekst të Kuranit, që nga koha e Khalifit Uthman (“Osman” në turqisht), i cili pas vde kjes së Muhamedit bëri atë që mund të quhet si Kurani normativ. Me këtë rast edhe suret u renditën jo më sipas kohës së shpalljes, por sipas rëndësisë së tyre, që e përcaktoi vetë Uthmani. Çdo gjë që thuhet në Kuran për normat morale, ekonomike, familjare, për shtetin, shoqërinë, pozitën e femrës, është formuluar nga pikëpamja se sa i shërben kësaj fushate të Muhamedit. Synimi i Muhamedit kur përcaktonte normat e jetesës në shoqëri nuk ishte mirëqenia e çdo lloji e ithtarëve të tij dhe e familjeve të tyre, por izolimi i tyre nga pjesa tjetër e shoqërisë, vetësegregacioni, si mënyra më e mirë për t’ i kontrolluar ata, për të siguruar kohezionin e grupit. Kështu, ithtarët e Muhamedit si grup shoqëror mbaheshin në armiqësi me pjesën tjetër të shoqërisë, ashtu që në momentin e përshtatshëm t’ i përdorte si forcë kundër saj. Me mire te vdesim si qen sesa te pranojme ndihma nga Turqia dhe Arabia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit