2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kastriot Myftaraj i “shpall luftë” Zotit!

Më të lexuarat

Xhabiri i TakabeveNga Xhabiri
Kastriot Myftaraj ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj Kuranit, duke kërkuar hetimin dhe ndalimin e tij, si libër që sipas tij përmban elementë të veprave penale.

Një ndër njerëzit më perversë në median shqiptare në çerekshekullin e fundit, një shpifarak profesionist, pa parime dhe pa etikë profesionale, por me aftësi të mëdha luftënxitëse, ka ndërmarrë një ndër nismat më të fëlliqura në kujtesën tonë kolektive.

Kastriot Myftaraj është shkrues i shumë artikujve antishqiptarë dhe autor i librit luftënxitës “Një shenjtore për rekonkuisten shqiptare“, ku aludon konvertimin me dhunë në katolicizëm të shqiptarëve muslimanë. Po të mos ishte për specializimet që flitet se ai ka marrë jashtë Shqipërisë, si në Vatikan e Francë, ndoshta nuk do merrej seriozisht nga shumëkush, përfshirë mua, por sigurisht këto janë kualifikime në dy nga qendrat që konsiderohen nga shumëkush si nga më obskurantistet në botë, e kësisoj nuk ka pse të injorohet. Aq më tepër nëse një komunitet i tërë nuk dëshiron të strucifikohet në vijimësi sikur ka bërë që nga viti 1968 e këndej.

Myftaraj, ka paditur në prokurori librin e shenjtë të shqiptarëve të besimit Islam (Kuranin). Kërkon nga institucionet e drejtësisë ta studiojnë dhe pasi të kenë ndjekë “sugjerimet” e tij (nënkupto të vendeve ku mund të ketë kryer kurset e spiunazhit), ta shpallin atë (Kuranin Famëlartë) të jashtëligjshëm. Kastrua nuk është injorant e as idiot (pervers po) sa të mendojë se librat mund të paditen në gjykatë dhe se drejtësia e një vendi – në letra demokratik – të bierë në pozita të tilla sa ta shpallë të paligjshëm atë.

Atëherë pse e ndërmerr Myftaraj një veprim të tillë? Kush qëndron pas tij? Apo si përherë strategjia e përpunuar në mesjetë nga qarqe obskurantiste të kishës në Europë: kur dëshiron të bësh një sherr ngre pluhur në një drejtim tjetër. Cili është sherri që do na bëjnë ketë herë? Pse çdo vit në prag të muajit Ramazan bashkësia muslimane ballafaqohet me provokime të këtij lloji? Cili është qëllimi? A po tenton dikush të ndërhyjë me marifete mesjetare në traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare? Nëse po… Kush?

Paditja e Kuranit nga një individ që as dhëmbët e vet nuk e din se duhet të lahen, përveçse e padrejtë është dhe amorale e fyese. Por si duket, muslimanët shqiptarë janë mjeshtra të durimit.

Observer.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit