Kompania ‘Kaspersky Lab’ ka prezantuar produkte të reja për konsumatorë: ‘Kaspersky Internet Security 2013’, produkt Premium dhe ‘Kaspersky Anti -Virus 2013’ që është zgjidhje mbrojtëse.
Versioni i ri ka ‘interface’ të rafinuar i cili është i thjeshtë për përdorim dhe përmban teknologji të reja, të cilat ofrojnë mbrojtje maksimale ndaj të gjitha llojeve të kërcënimeve. Si përgjigje ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të kërcënimeve, vëmendje e veçantë i është kushtuar sigurisë së aplikacioneve mundësisht të kërcënuara, falë teknologjisë unike ‘Automatic Exploit Prevention’. Përdoruesit e produktit të ri ‘Kaspersky Internet Security’ do të kenë mbrojtje të plotë gjatë blerjeve përmes internetit dhe gjatë transaksioneve bankare që kryhen përmes internetit. /kosovasot/kohaislame