-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kasami: Maqedonia të ridefinohet si shtet i dy kombeve

Më të lexuarat

“Ne kërkojmë që Maqedonia të ridefinohet si shtet i dy kombeve, shqiptarëve dhe maqedonasve. Ky shtet nuk mund të ekzistojë më tej duke i diskriminuar të tjerët, vetëm në interes të një etniteti, atij maqedonas”, kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në emisionin “Mejdan”, në TV Koha.

Kasami më tej ka theksuar se pa qenë shqiptarët vendimmarrës, Maqedonia nuk do të mund të shpëtojë nga humnera drejt së cilës është katandisur. Andaj, sipas tij, është e domosdoshme një marrëveshje e re që do ta ridefinonte këtë shtet.

Kasami tha se Maqedonia pas publikimit të “bombave” ekziston vetëm falë vetëdijes së lartë qytetare, ngaqë sistemi shtetëror në Maqedoni ka degraduar deri në atë masë sa është i pamundur funkcionimi i këtij shteti me udhëheqësin shtetëror të deritanishëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit