“Edhe pse aktrojnë se janë në qëndrime të kundërta VMRO dhe BDI luajnë të sinkronizuar kundër interesave të shtetit”, kështu mes tjerash tha Bilall Kasami, pas takimit me Mogerinin, duke shtuar se Lëvizja BESA ka qenë konstruktiv dhe i ka dhënë nënshkrimet për Zaevin pa paragjykuar nëse do të jetë në Qeveri.
“Vlerësojmë se fillimi i bisedimeve te BDI-së me Zaevin para se ti japin nënshkrimet është bërë me qëllim që ti jepet alibi Ivanovit që mos ta jep mandatin. Qeveria VMRO-BDI nuk bën të mjaftueshëm që të pengojë që këto incidente të mos ndodhin. E dijmë që ministri i punëve të brendshme është nga BDI por ai duket që nuk ka fuqinë e mjaftueshme për të kryer punën”, tha po ashtu Kasami. /SHENJA/