1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Karzai kërkon kontroll për të gjitha njësitë afgane të krijuara nga CIA

Më të lexuarat

Presidenti afgan Hamid Karzai ka kërkuar kontroll të të gjitha grupeve të milicisë afgane të lidhura me forcat e udhëhequra nga SHBA-të, si shkak i ankesave për abuzime nga ana e këtyre njësive.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Karzai urdhëroi një delegacion për të identifikuar grupet që bashkëpunojnë me forcat e huaja jashtë kontrollit të qeverisë afgane.

Ai i ka dhënë koalicionit ndërkombëtar tre muaj për transferimin e kompetencave tek autoritetet në Kabul.

Zëdhënësi presidencial Aimal Faizi thotë se kjo kërkesë e presidentit nuk vlen edhe për njësitë lokale të policisë afgane, të cilat veprojnë nën autoritetin e Ministrisë së Brendshme. Faizi thotë se Karzai është duke iu referuar “strukturave paralele” të krijuara nga forcat speciale amerikane, CIA, dhe degët e tjera ushtarake.

Afganët janë ankuar ndaj njësive të tilla të cilat, kanë bërë tortura, burgosje të paligjshme, si dhe abuzimet e tjera ndaj tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit