1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Karvani me mijëra emigrantë drejt SHBA

Më të lexuarat

Mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore vazhduan udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara nëpërmjet Meksikës të dielën, pavarësisht përpjekjeve meksikane për t’i ndaluar ata.

Karvani i emigrantëve, i cili filloi në Honduras javën e kaluar, u ndalua nga autoritetet meksikane në një urë në kufirin e saj me Guatemalën, por shumë njerëz notuan ose përdorën varka të improvizuara për të kaluar kufirin.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili po monitoron karvanin, ka paralajmëruar për kërcënimin e veprimtarive kriminale ndaj atyre që udhëtojnë përmes Meksikës.

“Ndërsa po e ndjekim nga afër krizën e karvanit, duhet të jemi të vëmendshëm për organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kriminelë të tjerë që shfrytëzojnë dobësitë e atyre që po ndërmarrin këtë rrugë të parregullt të migracionit”, tha në një deklaratë të dielën sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kirsten M. Nielsen duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të punojë me partnerët në rajon “për të hetuar dhe ndjekur penalisht me gjithë forcën e ligjit të gjithë ata që kërkojnë të inkurajojnë dhe përfitojnë nga migracioni i parregullt”.

Kryqi i Kuq tha në një deklaratë të shtunën se “shumë nga njerëzit që mbështesin, shumica gra dhe fëmijë, po vuajnë nga dehidrimi, infeksionet e stomakut dhe plagët në këmbë”.

Walter Cotte, drejtor rajonal për Amerikën në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, tha në një deklaratë: “Është e domosdoshme që dinjiteti dhe siguria e familjeve të ruhen dhe ata të mbahen së bashku”.

Karavani me rreth 3,000 njerëz u nis nga San Pedro Sula në Honduras në fund të javës së kaluar, duke bërë udhëtimin nëpër rrugët e xhunglës me baltë të Guatemalës për të arritur në Meksikë dhe duke shpresuar përfundimisht për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se nëse Meksika nuk arrin të ndalë karvanin e emigrantëve që filloi në Honduras, ai do të ndërpresë ndihmën rajonale, do të mbyllë kufirin e SHBA-Meksikë dhe do të dislokojë atje trupa./VOA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit