0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Karroca e fëmijëve e cila ju tregon sa keni ecur

Më të lexuarat

Kompania Amazon nxjerr në shitje karrocën e re për fëmijë, e cila ju tregon sa keni ecur. Karroca Origami 4Moms, është krijuar në mënyrë që prindërit të dinë sa kanë udhëtuar.

Karroca ka dhe një ekran të madh LCD afër dorezës, që ju tregon çdo informacion që ka të bëjë me udhëtimin tuaj. Gjithashtu ka dhe një vend për të karikuar telefonin tuaj. Kompania thotë se telefoni karikohet ndërkohë që ju ecni me karrocën, por përdoruesit duhet ta përdorin vetëm kur nuk kanë më bateri, jo gjithmonë. Çmimi është 999 paundë, dhe është pak i shtrenjtë, kur mendon që kjo karrocë ju tregon vetëm distancën dhe shpejtësinë me të cilën keni ecur, shkruan krokodili.com.

Kompania 4Moms nxjerr në treg karrocën elektronike
Por jo, kjo karrocë mund të bëjë edhe gjëra të tjera. Për të gjithë ata që janë lodhur duke hapur dhe mbyllur karrocën e fëmijës, Origami ju lejon që thjesht duke shtypur një buton, karroca të hapet dhe të mbyllet vetë. Do të keni mundësi të zhbllokoni karrocën, në mënyrë që ta hapni ose ta mbyllni, pasi mund ta shtypni butonin edhe gabimisht, dhe karroca për pak sekonda hapet ose mbyllet. Kjo gjë shkakton shumë aksidente, prandaj krijuesit kanë menduar për butonin e zhbllokimit./albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit