3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Një masiv gjigand i akullit në formë dallge goditi brigjet e një fshati Siberian

Më të lexuarat

Shkencëtarët dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen të gjejnë tani shkakun e dukjes së masivit gjigand të akullt në formë dallge me lartësi deri në 9 metra pranë fshatit të largët siberian Enurmino, në bregun e Detit të Çukçi (Chukch Sea).
Sipas njoftimeve të banorëve lokalë, pirgu gjigand në formë dallge prej akulli, me një shtrirje disa kilometra, u shfaq papritmas pak ditë më parë i shoqëruar nga një uturimë e fuqishme dhe u ndal vetëm disa metra nga bregu.
Ekspertët janë të prirur të besojnë se kjo është një thyeje e masivit prej akulli të krijuar përgjatë bregut të detit në periudhën e dimrit, e cila zakonisht ndodh për shkak të erërave të forta dhe përplasjes së dallgëve pas tij nga e detit. Një fenomen i tillë është vënë re në mënyrë periodike në bregdet, por jo në një shkallë të tillë kaq të madhe, mjaft impresionuese, duhet thënë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit