1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Kardavi: Faleminderit Turqisë dhe “sulltanit” Erdogan

Më të lexuarat

Shejh el-Kardavi, kryetari i Unionit botëror të dijetarëve islam shprehi i falënderimin “Turqisë së vjetër, të mesme dhe të re për gjithçka që investoi në mbrojtjen e Islamit.” Shejhu, gjithashtu i shprehi falënderimin kryetarit turk Rexhep Tajjip Erdoğanit për gjithçka bërë në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve islamo-arabe, duke theksuar se “nuk ka frikërespekti dhe ibadet pa bashkim.”

Në festivalin e organizuar në Stamboll, të premten në mbrëmje, nën titullin “Falënderimi Turqisë”, imam el-Kardavi tha: “Unë kam ardhur këtu me vëllezërit e mi që t’i shprehi falënderimin Turqisë. Ju përshëndes në emrin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Katarit. Ai i cili bën ndonjë mirësi, duhet falënderuar dhe ne kemi ardhur këtu ta falënderojmë këtë shtet të madh, e cila përmes historisë gjithnjë ka qenë në shërbim të muslimanëve dhe jo vetëm në kohën e hilafetit, por edhe më herët.”

El-Kardavi, gjithashtu shtoi: “Turqit luajtën rolin e vet në mbrojtjen e Islamit, dhe neve nuk na mbetet tjetër, pos ta falënderojmë Turqinë e vjetër, të mesme dhe të re. Kush mund ta kundërshtojë sulltanin Erdoğan i cili mbron ummetin Islam në emër të islamit, Kur’anit, sunnetit dhe sheriatit?! Është po ai që u thotë tiranëve në fytyrë ‘jo’.”

Ai gjithashtu shtoi se muslimanët janë fuqi, dhe askush nuk mund t’i robëroj nëse vetë nuk lejojnë, duke theksuar gjithashtu se nuk ka frikërespekti dhe ibadet pa bashkim, muslimanët doemos të jenë sikur pjesët e një ndërtese të vetme.

Festivali “Falënderojmë Turqinë”, do të zgjatë tri ditë, dhe o organizohet nga disa organizata arabo-turke, dhe do të marrin pjesë mjaftë personalitete nga bota islame.

[Islampress]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit