3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Karaxhiç e quan “ekstremist islamik” të ndjerin Izetbegoviç

Më të lexuarat

Edhe pse ishte vetmi lider në ish-Jugosllavi, të cilit gjatë luftrave nuk iu atribuua asnjë vrasje civilësh, ndonëse populli i tij iu masakrua, i ndjeri Alija Izetbegoviç është quajtur “ekstremist islamik” nga i akuzuari për krime luftë në Hagë, Radovan Karaxhiç.

Ky i fundit, ish-lideri i serbëve të Bosnjës i cili akuzohet si frymëzues e drejtues i masakrave mbi civilë, përfshirë dhe Srebrenicën, po gjykohet në Apel ku ka kërkuar rishkim dënimi. Dhe aty ka bërë një deklarim me në qendër të ndjerin Izetbegoviç dhe partinë e tij të Aksionit Demokratik.

“Partitë laike muslimane ishin në marrëveshje me ne, por ajo u  anollua nga Izetbegoviç”, ka deklaruar Karaxhiç gjatë një fjalimi mbrojtjës në sallën e gjyqit.

Dhe disa media boshnjake, pos të irrituara me faktin që një kriminel serb cilëson si “ekstremist islamik” ish-liderin e tyre që për më tepër ka qenë dhe një intelektual klasi, si askush nga sëra e tij në Ballkan, shtron pyetjen se cilat kanë qenë ato parti laike boshnjake që paskan rënë në dakortësi me një kriminel si Karaxhiç? /tesheshi.com/     

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit