3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Karaxhiç duhej të dënohej minimum me burg të përjetshëm

Më të lexuarat

Dje përfundoi gjykimi ndaj Radovan Karaxhicit, i cili u dënua me 40 vjet burg, ku një nga 11 akuzat ra, e si pasojë e saj nuk morri dënimin e përjetshëm.
Në një prononcim për KOHAISLAME, hoxha nga Maqedonia, Bekir Halimi ka thënë që nga fillimi e deri tani në fund ka ngjarë më shumë si një telenovelë.
Ai thotë se gjykimi ndaj tij jep një mesazh të keq për botën dhe inkurajim për kriminelët ngase ja çfarë përfundimi merr një njeri kriminel. “Sot njerëzit burgosen me 5-15 vjet burg vetëm për pjesëmarrje në luftëra të huaja, ndërsa ai ishte komandant ushtrie, i akuzuar për numër enorm të vrasjeve dhe dënohesh me 40 vjet burg. Faktikisht është një mesazh i keq për njerëzimin dhe viktimat e familjet e tyre, ndërsa një lajm i mirë për kriminelët e luftës”.
Halimi thotë se minimumi i dënimit që duhej të merrte ishte burgim i përjetshëm./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit