1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Karadagi: Afrimi mes Turqisë dhe Arabisë Saudite është një hap i bërë në rrugën e duhur

Më të lexuarat

Ali Karadagi, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, e përshkroi afrimin turko-saudite si “një hap në rrugën e duhur”.

Ai bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter pas vizitës së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Arabinë Saudite.

Duke iu referuar ajeteve në Kuran që formojnë bazën e moralit dhe besimit të botës islame dhe që e mbrojnë atë përballë problemeve të shfaqura, Karadagi deklaroi se afrimi mes Turqisë dhe Arabisë Saudite është një hap i bërë në rrugën e duhur.

Presidenti Erdogan u takua me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite më 28 prill.

Në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale lidhur me vizitën, Erdogan deklaroi se “vizita e tij gjatë Ramazanit do të hapë dyert e një epoke të re me Arabinë Saudite, vend miqësor dhe vëllazëror”. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit