Festa e Kurban Bajramit po afrohet, ndërsa përgatitjet kanë filluar në të gjitha vendet me shumcë myslimane, por edhe nëpër familet besimtare, kudo qofshin ato.
Një statistikë interesante janë ditët e pushimit që vlejnë në vendet me shumicë muslimane.
Në Arabinë Saudite, janë gjithsej 16 ditë pushim, nga data 24 gusht, e deri më 9 shtator. Në Turqi, pushim llogaritet nga data 25 gusht, e deri më 4 shtator, pra, gjithsej 10 ditë. Edhe Katari rezervon 10 ditë pushim për qytetarët me rastin e festës së Bajramit, nga 31 gushti deri më 9 shtator.
Vende të tjera me shumicë muslimane, si Egjipti, Omani, Kuvajti, Jordani dhe Palestina kanë nga pesë ditë pushim ndërsa Pakistani dhe Libani kanë 4 ditë pushimi.